E ndalon policia, Dea Mishel “përballet” me turpin: Nuk e përballoj dot…

Moderatorja e njohur, Dea Mishele mbrëmjen e së mërkurës, ka mbërritur me vonesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e cila u mbajt në Prishtinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV2”, ka treguar bisedën me nënën e saj, ku i tregon se ndihet shumë e turpëruar, pasi nuk ka mbërritur në kohë.

“Unë erdha këtu aq vonë. O Zot sa turp më vjen. Më thuaj ndonjë gjë që ta kaloj turpin”, shkruan Dea në mesazhin dërguar nënës së saj, ndërsa kjo e fundit i tha: “Bëji betim vetes, hera e fundit që vonohem.”

Nga ana tjetër Dea zbuloi se policia e kishte ndalur në rrugë dhe për këtë arsye ajo është vonuar për tek premiera e filmit.

“Biseda me mamin. Unë kam justifikime. Sesi desh bëmë aksident, si na ndaloi policia një orë por janë të kota. Asgjë nuk vlen, unë nuk e përballoj dot turpin. Nuk jetoj dot me të”– ka shkruar Dea Mishel.

Ora News