“E kisha shumë të vështirë t’i tregoja Albanit!”/ Beatrix Ramosaj kujton të atin e ndjerë: Më tha ‘nëse e gjen një djalë, duhet të…’

Beatrix Ramosaj ka folur në “Big Brother VIP” për një nga momentet më të vështira që ka kaluar: për ndarjen nga jeta të babait të saj. Kënëgtarja nisi të fliste në dhomën e grimit së bashku me Sahrën, Arjolën, Einxhelin dhe me Beniadën.

Ramosaj tha se e ka pasur shumë të vështirë që t’ia tregonte këtë gjë Albanit, vëllait të saj, i cili nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Ato e kishin dërguar këngëtarin tek halla, ndërkohë që Beatrix mundohej që çdo ditë të vizitonte të atin në spital, ku ndodhej në koma.

Pjesë nga biseda:

Sarah: Sa vjeç ke qenë ti Trixa?

Beatrix: 15 vjeç, në vit të parë. Albani ka qenë më i vogël. Atë e kam vujt më shumë. Kam qenë vetëm unë në spital në dhomë. Ka dhënë shpirt në duart e mia. Albanin e kishim çu te halla.

Sarah: Sa vitediferencë keni?

Beatrix: Një vit e gjashtë muaj, a tre muaj, s’po më funksionon memoria tani.

Sarah: Albani i ka bërë 25?

Beatrix: Po, po.

Sarah: Qenka peshk, si motra ime. Po ti Trix 27 a 28?

Beatrix: 27 i mbusha në qershor. Nuk e kam vujt në atë moment për veten, sa e kam vujt për Albanin. Atë natë kemi nejt në spital, në Prishtinë. Babi qe në koma. Deri në moment të fundit, ata s’donin me më lon se e vogël… Pjesën më të vështirë e kam pas si me ia thon Albanit.

Imagjino, edhe mami stres… Unë sa kisha fillu me u bo shok me babin. Sa kisha fillu me kuptu gjonat. Isha në gjimnaz. ‘Trix’ tha ‘bone naj kafe turke’. Unë e vogël bona një kafe turke. Kishim një tavolinë të bardhë në kopsht në Llapashticë. ‘Trix i babit’ më tha, ‘nëse e gjen një djalë duhesh mu me ardh me më thon të parin’. Edhe unë ‘ok, babi’.

Sa kishte dal koha e internetit. Në Llapashticë nuk kishte njeri, e kishte sjellë kompjuter se gjithmonë ka qenë i fiksuar pas teknologjisë. Albanit ia ndërronte ata telefonat e vjetër një herë në javë. Kishte qejf shumë. E na i mësonte ato me telefona me kompjutera. Kemi pas laptop që në 200-shin, që na e kishte sjellë nga Gjermania dhe shkruante aty gjëra. Kishte dal MSN atëherë edhe vinte mçeftas me pa me çin po flisja. Shumë serioz ka qenë, shumë i drejtë. Unë i kam ngjajt, e kam kokën…

Beatrix tregoi edhe ndikimin që pati Covid-19 në shëndetin e saj. Për dhjetë ditë, këngëtarja tha se ka qëndruar vetëm e shtrirë në shtrat, sepse nuk kishte fuqi.

“Ne e kishim virusin shumë të rëndë. Unë s’kam lëviz nga krevati më shumë se dhjetë ditë. Nuk kisha fuqi. I thoja mamit ‘të lutem ma shtyp kokën, ma mbaj, ma shtrëngo’. Jo dhimbje… po gjithë trupi.. Bëja be që kurrë në jetë s’kam pas më shumë dhimbje, kurrë! Më kapshin ethet në 4 të mëngjesit, bëhesha ujë.

Që në festival më kapi me ethe edhe kam vjell një herë po s;më shkonte menja fare. Pastaj u zgjova mas nja tre ditësh mas atij festivali, më doli gjumi në tre të mëngjesit. Atë natë nuk mbushesha me frymë. U çova, shkova zgjova mamin. Më tha ‘je shumë e nxehtë’. Unë s’e ndjeja fare. Më ka zgjat katër ditë, pastaj u fiksova s’doja doktor. As telefonin nuk e kam prek, nuk e përdora fare. Trupi im i ka luftuar të gjitha vetë, pa ilaçe”, rrëfeu Beatrix.