Dy herë të njëjtin fustan dhe vathë 28 dollarë, Kate Middleton na dha një mesazh të qartë!

Më 19 shkurt, Kate Middleton dhe princi William u paraqitën rrëzëllitës, në tapetin e kuq të çmimeve BAFTA 2023. Princesha e Uellsit veshi një fustan të bardhë me doreza të zeza dhe dukej një yll.

Megjithëse, na u duk sikur e kishim parë edhe njëherë tjetër fustanin e saj, të krijuar nga “Alexander McQueen”. Uppps, u kujtuam që princesha e kishte veshur sërish në një ceremoni të çmimeve BAFTA, në vitin 2019. Këtë herë, shtoi dorezat e zeza dhe vathët që binin në sy që nuk kushtonin më shumë se 28 dollarë.

Princeshë Kate njihet për rikthimin veshjeve të saj dhe është fiks rasti që po, të njëjtën veshje mund ta përdorësh në shumë evente! E bën princesha dhe mos ta bëjmë ne!?