Duart e këmbët gjigande në foton e fundit të Khloe Kardashian, photoshop a çfarë?!

Nga familja e famshme çfarë nuk presim sidomos kur vjen puna tek photoshop-i. Me çfarë kemi parë deri tani, të gjithe motrat kanë dështuar disa herë në editimin e fotove, por Khloe surprizoi ndryshe këtë herë. Ajo publikoi një foto ku shfaqej për markën e vet të veshjeve, por këmbët e duart e saj janë gjigande. Këtë herë ama nuk ishte photoshop dhe shpjegimin e ka dhënë vet ajo.“Disa nga fotot janë shkrepur me lentet e kamerës që japin efektin stretching kur objektivi është pranë aparatit. Mos u bëni merak, kam ende përmasa normale”, shpjegoi Khloe në “Twitter”.

“Disa nga fotot janë shkrepur me lentet e kamerës që japin efektin stretching kur objektivi është pranë aparatit. Mos u bëni merak, kam ende përmasa normale”, shpjegoi Khloe në “Twitter”.

Meqë i hymë këtij muhabeti, më poshtë ju kujtojmë disa nga dështimet më të komentuara në photoshop të Kardashians-Jenner…

Kendall Jenner – foto me bikini

Motrat Kardashian veshur seksi

Kim Kardashian në plazh

Kardashian – Jenner në foton e pushimeve

Kylie në pishinë