Dua Lipa shtatzënë? Postimi i fundit i këngëtares në rrjete sociale po çmend të gjithë fansat

Postimi i fundit në llogarinë e saj në Instagram po çmend të gjithë fansat.

Dua Lipa publikoi disa foto, të cilat i shoqëroi me disa emoji bebesh.

Kaq ka mjaftuar që të gjithë të fillojnë ta pyesin këngëtaren nëse është apo jo shtatzënë, shkruan “Daily Mail”.

25-vjeçarja aktualisht ndodhet në Afrikë, ku po kalon disa ditë pushimi bashkë me të dashurin e saj 21-vjeçar, Anwar Hadid.

Përshkrimi krah fotos i Dua-s përfshinte dy shishe biberoni, arinj pelushi dhe emojin e një engjëlli.

Dua dhe Anwar kanë qenë të pandashëm që nga vera e vitit 2019.

Në fillim të kësaj jave, i dashuri i saj pranoi se e sheh këngëtaren si “familjen” e tij.

Edhe Krishtlindjet, ata i kaluan të gjithë së bashku në shtëpinë e Yolanda Hadid.

Dua ka treguar më herët gjatë një interviste se ishte ajo që i shkruajti e para modelit.