Drama e divorcit me Hakimin ka pushtuar rrjetin, ish-partnerja e futbollistit thyen heshtjen

Para disa ditësh ju treguam historinë e Achraf Hakimit dhe ish-partneres së tij Hiba Abouk që ka pushtuar rrjetin

Çifti po divorcohen pas 5 vitesh lidhje dhe 3 vitesh nga martesa e tyre. Aktorja bëri kërkesë për divorc nga futbollisti maroken dhe kërkoi gjysmën e pasurisë së lojtarit.

Mirëpo, ajo mësoi nga Gjykata se Hakimi nuk kishte asnjë pasuri në emrin e tij. Futbollisti e kishte kaluar të gjithë pasurinë në emër të nënës së tij. Prandaj, Abouk nuk do të marrë asgjë nga ylli i mbrojtjes, i cili fiton afro 300,000 euro në javë nga klubi i tij aktual.

E mes gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, Hiba në mënyrë indirekte ka reaguar në mediat sociale duke thyer edhe heshtjen pasi prej ditësh nuk kishte postuar. Ajo ka shpërndarë një postim ku shkruhej:

“Mos harroni, ju nuk mund të kontrolloni gjithçka në jetë, por ju mund të kontrolloni se si reagoni ndaj saj. Lëreni nevojën për përsosmëri, përqafoni bukurinë e momentit dhe besoni se keni mbështetjen e universit.”