Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen, sa vjeç mbushin binjakët më të përfolur të momentit

Donald dhe Romeo Veshaj janë dy nga vëllezërit më të famshëm dhe më të komentuar të momentit. Kjo e enjte për ta është shumë e veçantë, pasi binjakët festojnë ditëlindjen dhe mbushin plot 27 vite.

Urimet për ta kanë qenë nga më të shumtat, si nga familjarët, miqtë dhe personazhet e njohur të ekranit.

Këtu mund të përmendim një nga bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë, Elgit Doda, i cili i uroi më herët përmes një postimi në Instagram.

Romeo dhe Donaldi janë shumë të dashur nga publiku muajt e fundit, pasi njëri prej vëllezërve u bë pjesë e Big Brother VIP, ku qendroi më shumë se 100 ditë dhe bëri shumë njerëz të dashuroheshin me të. Aktualisht, binjakët pritet të rifillojnë emisionin e tyre “Më lërë të flas” në muajin shtator, në të cilin përveç intervistave dhuronin dhe shumë humor.