Don Phenom mohon lidhjen që po përflitej

Disa ditë më parë, në rrjet qarkulluan disa foto të reperit Don Phenom, i cili ishte fotografuar në shoqërinë e një bjondeje. Dyshja ishte parë në koncertin e Capital T në Tiranë dhe menjëherë u përhapën fjalët se reperi dhe bukuroshja ishin në një lidhje, e cila tashmë nëpërmjet mediave ishte bërë publike. Vajza në fjalë quhej Anxhi Dema dhe siç u tha, ishte e lidhur prej më shumë se një viti me Don Phenom. Madje, në njërën prej fotove të saj dukej edhe reperi.

Don-2

Mirëpo, teksa ishte i ftuar tek “E diell”, Don Phenom i ka mohuar këto lajme. Ai është shprehur se janë vetëm thashetheme, pasi vetë ai nuk e kishte shpërndarë në profilin e tij.

“Kur unë nuk bëj share diçka, është thashethem.”- tha ai i vënë në siklet.