“Djall me fytyrë engjëlli”- Blerim Dauti ngre akuza të forta kundër Aristela Lekës: Mashtruese!

Blerim Dauti dhe Princ Mile kanë shprehur të dy pëlqimin për Aristela Lekan.

Megjithatë, konkurrentja zgjodhi Princin për të realizuar takimin e fundit në këtë program dashurie.

Ditën e djeshme, teksa po transmetohej takimi i tyre, Blerimi ngriti akuza të forta ndaj Aristelës. Sipas tij, ajo është një “mashtruese”, sepse në prapaskenë i ka thënë që nuk do të dilte kurrë e përputhur me Princin.

Pjesë nga debati:

Blerim Dauti: Si nuk të vjen turp që na ke ofenduar dhe e nxit ndaj meje.

Aristela Leka: Turp është të bësh turp. Mos përdor fjalë që të godasësh në publik me familje, prindër e fe.

Blerim Dauti: Më dëgjo se nuk e kam ndërmend të ta lë tënden. Nuk të lë të flasësh.

Aristela Leka: Mua mos më thuaj të më vijë turp.Nuk të lë të flasësh.

Blerim Dauti: Dëgjo o zysh, thotë pse nuk po më kërkon falje dhe pastaj nuk të vjen turp që na ke ofenduar. Deri tani kam pasur dyshimet tek ky shoku im, po ti je ajo që nuk je e vërteta. Sepse të kam pyetur në backstage ‘A ka mundësi të dalësh çift me Princin?’, dhe the: ‘Jo s’ka shanse’. Ti je ajo që ke thurur gjithmonë plane dhe na ke akuzuar ne të dyve për plane. Ti je ajo që ke bërë si e ofenduar nga Princi. Dëgjo (i drejtohet Princit) kjo ta fut deri në fund.

Aristela Leka: Ti ke prishur takimet e mia dhe i thua djalit që po del me mua “mashtrues”. Ti je mashtrues dhe e ke marrë tre herë në telefon kur ka dalë me mua.

Princ Mile: Ka qenë punë reklamash.

Blerim Dauti: Edhe ky më ka marrë kur kam pasur takim me Sindin dhe nuk i jam përgjigjur. Pse unë e kam marrë këtë që ta dirigjoj për ty? Pse kalama jam unë? Mos u mundo të na ngatërrosh se nuk jemi të vegjël. Të të vijë turp që ofendon çunat dy metra. Të ka dalë fytyra e engjëllit që pas së cilës fshihet një djall. Ty të ka dalë se na ke mashtruar të gjithëve dhe më vjen që kam dyshuar tek ky shoku im, se tek ty është dashur të dyshoj, jo tek ky.