“Djali nuk fliste, i erdhi goja”-prifti tregon mrekullitë e Kishës së Laçit

Kjo e martë e 9 prillit shënon dhe të martën e katërt të pelegrinazhit në Kishën e Laçit, ku besimtarë të shumtë shkojnë në vendin e shenjtë dhe shprehin lutjet e tyre.

At Prel Gjurashaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Goodmorning Albanians”, në EuroNews zubuloi dhe disa nga mrekullitë e vendit të shenjtë.

Ai tha se ka pasur shumë raste kur çifte që s’bënin dot fëmijë, i ka bekuar Zoti me djalë ose vajzë, pas lutjeve në Kishën e Shna Ndout.

Gjithashtu ai tha se ka shumë raste kur fëmijët me vështirësi në të folur, kanë filluar të artikulojnë rrjedhshëm pas vizitës në vendin e shenjtë.

“Fakti që personat që vijnë këtu shtohen vit pas viti është për faktin se Zoti i bekon, se Zoti vepron mbi jetët e tyre. Nganjëherë njerëzit vijnë spontanisht dhe më thonë, për shembull një çift para disa ditësh më tha që kishte 13 vite pa fëmijë, erdhën u lutën këtu te kisha e Shna Ndout dhe më thanë që prisnin një fëmijë. Herë të tjera kanë ardhur njerëzit dhe më thonë që kur ishin të vegjël kishin shumë vështirësi për të folur, dhe Zoti i ka bekuar aq sa u aka kthyer fjalën dhe flasin rrjedhshëm.

Gjëra të tilla të ngjashme shumë shpesh vijnë e m’i thonë njerëzit. Gjysma e besimtarëve këtu janë të krishtarë dhe gjysma tjetër janë të fesë myslymane, ose bektashinj, ose të feve të tjera. Zot i trajton si të barabartë si ata që janë të krishterë si myslymanë, pasi të gjithë janë bijtë e tij”, tha prifti.

liberale.al