“Dita e shokëve më të mirë”, Jakub Kindl tregon me një foto se si e kaloi pranë njeriut të tij më të dashur

Dyshja e njohur, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl duket se gjejnë format më interesante për të kaluar kohën së bashku. Hera herës duke darkuar dhe herë të tjera duke u stërvitur në natyrë, duket se Jakub dhe Afërdita nuk ndahen nga njëri-tjetri asnjë moment.

Së fundmi ka qenë sportisti i cili ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të partneres së tij.

“Dita e shokëve më të mirë”, ka shkruar Jakub krah postimit të tij, duke e quajtur kështu Afërditën shoqen e tij më të mirë.

Kujtojmë se Kindl nuk harron ta surprizojë herë pas here bashkëshorten e tij, duke i dhuruar trëndafila apo duke organizuar darka të ndryshme pranë njëri-tjetrit./revistawho.com