Dikur pjesë e labelit të Genc Prelvukajt, këngëtarja seksi rrëfen pse iku! Xhelozia e Eni Koçit shkak i largimit?

Tringa Key ka rrëfyer se u shkëput nga labeli i Genc Prelvukajt, pasi nuk pati shumë sukses, dhe suksesin e fitoi duke qenë e vetme.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja me origjinë nga Kosova Tringa Key ka folur edhe për faktin e largimit nga dy labele të rëndësishme, ai i Gent Prelvukajt dhe i Bleros. Tringa rrëfeu se nuk kishte një sherr në mes, por ishte thjesht çështja se nuk po kishte fat duke bashkëpunuar me këto dy këngëtarë, kështu që zgjodhi të ishte e vetme në tregun muzikor, duke marrë më shumë fryte.

E pyetur nëse ka ndikuar Eni Koçi dhe xhelozitë për ta larguar nga labeli i Genc Prelvukajt këngëtarja e ka mohuar këtë fakt, duke treguar se Genc Prelvukaj është shumë i rregullt dhe i kushton rëndësi të gjithë këngëtarëve njësoj.

“Me Gencin kam qenë vetëm unë femër. Të gjithë kanë qenë djem. Kështu që nuk kishte ndonjë xhelozi. Kemi pas marrëdhëniet krejt mirë mes veti. S’ka ndodh ai sen. Genci ka punuar pak me planprogram. Genci në atë kohë shkoi në Amerikë dhe bëri bashkëpunimin me Genta Ismailin. Unë si këngëtare e re kisha nevojë për më pak vëmendje se jam Luan, kshu që ne Luanët duam që t’i kenë sytë nga ne 100%”,- është shprehur këngëtarja Tringa Key.