“Dikur më thoshin motër, sot kërkojnë të dalin”, Fifi tregon si ka ndryshuar interesi i djemve ndaj saj pas ndryshimit në peshë

Fifi u shpreh se ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si ‘Fifi’, ka treguar sesi ka ndryshuar interesi i djemve ndaj saj, pas rënies nga pasha.

Ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në një mini-intervistë në ‘Instastory’, ku njëri prej tyre e pyeti Fifin nëse ka ndryshuar marrëdhënia e saj me meshkujt. Fifi u shpreh se ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe.

“Duke u bazuar tek mentaliteti i shqiptarëve a ka pasur dallim në ofertat e meshkujve drejt teje pas dobësimit”.

“100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua të më njohin ndryshe”, ka treguar këngëtarja.

(kle.mu./dosja.al)