Dikur kunata, Albërije Hadërgjonaj në mbështetje të Ermionës: Nuk bën kompromis me të padrejtën, fitove zemrat e njerëzve!

Mëngjesin e 1 marsit, “Big Brother Vip” përjashtoi nga loja Ermiona Lekbellon. Ajo u përjashtua për shkak të gjuhës së përdorur kundrejt Oltës, Armaldos dhe Kiarës. Edhe pse nuk qëndroi shumë gjatë, artistja fitoi shumë mbështetës. Në krah të Ermionës ka dalë edhe Albërije Hadërgjonaj. Për ata që nuk e dinë, dy artistet janë ish-kunata, pasi të dyja kanë qenë martuar me dy vëllezërit Hadërgjonaj.

Përmes një postimi në “Instagram” këngëtarja thotë se Ermiona nuk bëri kompromis me të padrejtën dhe se ka fituar zemrat e njerëzve.

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri, sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Albëria krahas fotos së Ermionës.