Dhunoi pronarin e portalit në Tiranë, identifikohet autori

Është identifikuar autori i dhunës ndaj gazetarit Gjergj Zefi, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin Renato Bodurri nga Elbasani. Autori i sulmit me sende të forta ndaj zefit, i cili është pronar i portalit “Pamfleti”, është arritur të identifikohet nga targa e makinës.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta. Gazetari u sulmua me sende të forta në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, dhe u dërgua për mjekim në spital.

“Sulme të tilla vetëm na bëjnë më të fortë dhe na japin kurajo për të tregur të vërtetën ashtu siç është, pa shtrembërime dhe me fakte…”, thuhet në një reagim për media nga “Pamfleti”.

Policia tha se është duke punuar për kapjen e autorit/ve.