Detajet se Luana Vjollca mund të jetë prezantuesja e Big Brother

“Big Brother” do të rikthehet këtë vit në ekranin e “Top Channel”, por nuk do të jetë Arbana prezantuesja.

Vetë moderatorja u shpreh pak kohë më parë se është në dilemë për këtë format. “Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standartet e dikurshme”, tha Arbana. Sot po përflitet se prezantuese e “Big Brother 10” do të jetë pikërisht Luana Vjollca. Moderatorja në mbyllje  të programit të saj  “Shiko kush luan” deklaroi se do rikthehet shumë shpejt në ekran, brenda 1 muaji.  Kaq ka mjaftuar që të ngjallen dyshimet se Luana do të prezantojë “Big Brother”. Kjo nuk është hera e parë që Luana përflitet për prezantimin e spektaklit të njohur pasi edhe dy vite më parë emri i saj ishte ndër më të komentuarit në media.