Detajet/ Gazetari Spartak Koka: Pas vrasjeve Dan Hutra shkoi në lokal dhe bleu 2 paketa cigare, ujë pa gaz dhe kruasant

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar të tjera detaje rreth Dan Hutrës, 40-vjeçarit që vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera paraditen e së mërkurës.

Në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Spartak Koka deklaroi se pas vrasjeve dhe plagosjeve, Dan Hutra kishte shkuar në një lokal në zonën e landfillit të Sharrës.

Aty u ul në një lokal dhe porositi ujë pa gaz, kruasant me çokollatë dhe 2 paketa cigare.

Dan Hutra u identifikua nga dy persona të zonës së Sharrës, të cilët më pas njoftuan policinë.

Spartak Koka: Kanë qenë 2 çuna xhaje me njëri-tjetrin kur konstatuan Dan Hutrën, e njihnin si personazh, e kishin parë dhe foton e tij të publikuar në media dhe tek njëri prej lokaleve përballë landfillit të Sharrës, Dan Hutra i cili kishte parkuar automjetin rreth 1.5 km larg, kishte zbritur në këmbë i paarmatosur dhe ishte futur brenda lokalit dhe bleu 2 paketa “Uinston”, dy molto çokollate dhe një ujë pa gaz. Në këtë moment ata e kanë identifikuar jo vetëm nga fotografia, por njëri prej tyre e ka identifikuar edhe për faktin sepse ai ka qenë banor i zonës së Sharrës para shumë vitesh.

Dan Hutra u arrestua më pas nga policia pikërisht në landfillin e Sharrës pa bërë rezistencë. /tvklan.al