Del VIDEO/ Arrestohet i riu që u përplas tek diga e Liqenit

Policia Rrugore ka arrestuar Eldi Allushin shoferin e makinës BMW X6 i cili u përplas te diga e Liqenit Artificial. 26-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në “Rrugën e kosovarëve” në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Më pas me shpejtësi skëterrë ai është ngjitur në skarpatin e liqenit. Për fat të mirë ai është ndalur nga bordura mbrojtëse pasi mund të përfundonte në  ujin e Liqenit Artificial. Ai ka marrë para pemë, shtylla dhe një gardh.

“Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin” – njofton policia.

Dyshimet janë se i riu nga Durrësi ka vepruar nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike. Siç shihet në video makina ka dalë jashtë kontrollit dhe ka fluturuar drejt murit të digës. Ka edhe një dyshim tjetër, që i riu, mund të ketë tentuar vetë një aventurë të tillë, ngjitjen e skarpatës me shpejtësi. Pas shoqërimit i riu do të erret në pyetje nga e cila pritet të zbardhen më shumë detaje. ©LAPSI.al