Dektetivja shqiptare: Gratë e falin tradhtinë, burrat jo! Tirana mbetet e para për tradhtitë

Detektivja private, Shkënda Lila thotë se rastet më të shumta të cilat grupi i saj ka investiguar në Shqipëri dhe në Kosovë kanë qenë tradhtitë.

Ajo thotë se mes Tiranës dhe Prishtinës, Tirana është qyteti që dominon për pjesën e tradhtive. Po ashtu Tirana është edhe qyteti me numrin më të madh të divorceve për banorë.

Ndër të tjera detektivja zbulon Në Abc Live se në shumicën e rasteve pas zbulimit të tradhtisë gratë e kanë falur bashkëshortin, ndërsa e kundërta ndodh më rrallë.

“Shumica e rasteve vijnë për tradhti nga të dyja palët. Tirana mbetet e para. Kosova është goxha e kërkuar sidomos për pjesën e tradhtive, por dominon Tirana.

Te ne vijnë burra që janë në proces divorci me gratë e tyre, ata duan të zbulojnë prova që ti përdorin kundër grave ne gjyq, për sa i përket çështjeve pronësore dhe kujdestarisë së fëmijëve.

Ajo që kemi vënë re është se shumë gra pasi e zbulojnë tradhtinë e burrit, e falin atë. Kjo ndoshta sepse burrat ,und të bindin ato duke manipuluar situata, ose sepse gratë nuk kanë pavarësi financiare”, tha detektivja në Abc Live.