Deklaroi tërheqjen nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame, reperi Fero publikon fotografinë e vajzës së tij të vogël duke u falur

Reperi nga Kosova, Feronit Shabani, i njohur edhe si Fero, ka deklaruar pak ditë më parë se është shkëputur përfundimisht nga muzia, për t’iu përkushtuar fesë Islame dhe familjes së tij.

Ky vendim sipas Feros, erdhi pasi ai kohët e fundit kishte kaluar disa sfida në jetën e tij, të cilat i kishte kaluar falë besimit në Islam.

Ndërkohë së fundmi reperi ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shihet vogëlushja e tij duke u falur.

“Qika babit tu fal”, shkroi Fero krahas fotos.

Kujtojmë se më herët Fero u arrestua për shkak se akuzohej se dhunoi partneren e tij, Arbenita Ismailit, ku qëndroi për rreth 30 ditë në paraburgim.