Datëlindja më e veçantë, MC Kresha feston nën shoqërinë e vajzës dhe bashkëshortes

MC Kresha u bë baba i një vajze pak muaj më parë. Bashkëshortja e tij, Erzina, sëbashku me të voglën Iza po jetojnë momentalisht në Kanada.

Për 36-vjetorin e tij, MC Kresha ka vendosur ta festojë datëlindjen krah familjes. “Prive” ka publikuar dy foto, ku reperi shihet i lumtur sëbashku me Erzinën. Në asnjërën prej fotove nuk është zbuluar Iza, megjithatë familja duket se po kalojnë ditët më të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo është datëlindja e parë që reperi feston si baba, me vogëlushen si dhuratën më të bukur.

MC Kresha ka lindur më 5 shtator të vitit 1984 në Mitrovicë. Me Lyrical Son përkrah, djemtë prej vitesh prodhojnë hite nën emrin e labelit të tyre, P.I.N.T. Redaksia e “News31” i uron Kreshës GËZUAR DATËLINDJEN! /News31.al