Darka e Oltës me Efin, si darka e Judës? Komentuesit masakrojnë në rrjet Efin

Pak ditë më parë Olta votoi ‘kundër’ daljes së Efit dhe Luizit nga dhoma e izolimit. Kjo ishte një nga çështjet që u diskutua mes tyre, gjatë darkës së sqarimit.

Olta i tha Efit se votimi i saj kundër ka qenë vetëm për Luizin dhe se atë nuk e ka përmendur në asnjë moment.

Ajo shtoi se në rast se deklarata e saj është marrë si ‘sulm’ kundër Efit, atëherë ajo është keqkuptuar.

Efi i tha Oltës se ‘anëtarët’ e grupit të saj, e shohin atë si skulpturë ari, gjithë adhurim. Ajo shtoi se edhe në rastet kur Olta nuk e kërkon mbrojtjen e tyre, ata janë gjithmonë aty, për të ndërhyrë në debate dhe për ta mbështetur atë.

Ndërkohë Efi iu shpreh Oltës se po përpiqet ta shmangë Luizin, por kjo bisedë nuk është pritur mirë nga komentuesit në rrjet. Dhjetëra komente kanë vërshuar duke sυlmuar dy vajzat të cilat sipas tyre po ngrejnë një aleancë kundër Luizit dhe Kiarës.