Dalja e rrallë publike e Celine Dion

Këngëtarja e famshme, Seline Dion ka bërë një paraqitje të rrallë publike pasi turneu i saj u anulua për shkak të një sëmundjeje të rrallë neurologjike. Artistja u pa në Las Vegas me tre fëmijët e saj duke ndjekur një ndeshje hokei midis ”Montreal Canadiens” dhe “Vegas Golden Knights”, një ekip te cilin ajo e mbeshtet.

Këngëtarja ndau në rrjetet sociale foto ku shihet duke pozuar me tre djemtë e saj, disa lojtarë dhe trajnerin e ekipit që mbështet. Rikthimi triumfues i Seline Dion në sytë e publikut dërgoi sipas mediave të huaja një mesazh të fuqishëm shprese dhe guximi për të gjithë ata që luftojnë me sëmundje kronike dhe të rralla.

Artistja vuan që nga viti 2022 nga sindroma e ‘njeriut të ngurtë’ një sëmundje neurologjike që ngurtëson lëvizjet e gjymtyrëve. Sindroma zakonisht shfaqet midis moshës 30 dhe 60 vjeç , ndërsa simptomat mund të ndryshojnë nga pacienti në pacient.

Tv Klan