Dafina Zeqiri fshin tatuazhin tek pjesa intime, bën merak fansat me këtë foto të fundit

Dafina Zeiqiri prej një kohë kishte një tatuazh në gjoks, të cilin tani ka vendosur ta largojë, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Instagram, artistja tregoi se ka fshirë pothuajse të tërin, ndërsa shqetësoi fansat me foton që e postoi.

“I dua tatuazhet e mia! Artisti im i tatuazheve është më i mirë! Unë vetëm…çfarëdoqoftë”, shkruan ajo.

Ndërsa, shtoi “Qetësia pas stuhise”, duke treguar se tashmë ndjehet mirë.

Kujtojmë se “Duro” mbetet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri, me të cilin mori mbi 17 milionë klikime në YouTube.