Covid, Vaksinohet Pelé: “Sot është një ditë e paharrueshme”

“Sot është një ditë e paharrueshme: Kam marrë vaksinën!”.

Pelé njoftoi se ka marrë vaksinën Covid-19, duke postuar një foto në Instagram në të cilën ai shfaqet i lumtur dhe i buzëqeshur:

“Pandemia nuk ka mbaruar ende – shtoi ai në mbishkrim – Duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat për të ruajtur jetën, për sa kohë shumë njerëz nuk e kanë bërë vaksinën. Ne vazhdojmë të lajmë duart dhe, nëse është e mundur, të qëndrojmë në shtëpi. Kur të dalim, mos e harrojmë maskën dhe të mbajmë distancën sociale. E gjitha kjo do të kalojë nëse mendojmë për të tjerët e ndihmojmë njeri tjetrin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

Lapsi.al