Çmendet rrjeti! Flori Mumajesi shfaqet në një natë të bukur pa hënë

Flori Mumajesi është një këngëtar shumë i dashur për publikun, dhe më në fund po i rikthehet muzikës pas një pauze shumë të gjatë. Flori na ka lënë të nënkuptojmë se po sjell një bashkëpunim me Ylli Limanin. Ka qenë ky i fundit i cili ka publikuar një pjesë të vogël nga kënga teksa ka shkruar: “Pyeteni Flori Mumajesin se kur del kënga”, duke i bërë “ tag” Florit. Më pas Flori, ka rishpërndarë postimin e Yllit duke shkruar: “Është fshehur pas reve, as nuk e shoh, as më sheh”. Na mbetet vetëm të presim.