Çimi “u zhduk” dhe e la pa asnjë shpjegim, Stela zbulon si ndjehet pas ndarjes

Romanca mes Stelës dhe Çimit, e perceptuar si një nga më të vërtetat në “Për’puthen +40”, përfundoi njëherë e përgjithmonë disa ditë më parë.

Ish-konkurrenti u nda nga 41-vjeçarja pa asnjë komunikim duke u zhdukur, e madje fshiu dhe fotot me të në Instagram. Stela rrëfeu të vërtetën për ndjekësit e saj përmes një statusi në InstaStory ku shkruante:

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”.

Ndërkohë që ka kaluar pak kohë nga ndarja, ish-konkurrentja ka treguar se si ndjehet. Ajo ka publikuar një foto duke bërë joga në natyrë dhe thekson se është më mirë të rrish vetëm se sa e keqshoqëruar.

“Shumë njerëz më pyesin në privat si jam. Unë ju falënderoj për interesimin që keni treguar ndaj meje. Por…është një shprehje: ‘Më mirë vetë sesa keq të shoqëruar”, shkruan Stela në “Instastory”. /News31