Çiljeta një e dashur e dedikuar, e ndjek të dashurin futbollist në çdo ndeshje

Partizani ka pritur në shtëpi Kukësin, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të Superiores, që nuk shkoi më shumë se rezultati 0-0.

Për kapitenin e të kuqve, në stadiumin “Selman Stermasi” ishte e pranishme edhe dashura e tij, Çiljeta. Këngëtarja ka mbështetur ekipin e kuq që nga tribuna, por që në fund nuk ka rezultuar me fitore.

Ciljeta-2

Për Alban Hoxhën, kishte një motiv më shumë për të dhënë maksimumin në fushë, e në fakt ashtu ka ndodhur. “Gardiani” ka bërë një sfidë shumë të mirë, ku në disa raste ishte vendimtar me pritjet e tij, duke mbajtur skuadrën në lojë.

Ciljeta-3

Kujtojmë këtu pjesën e parë, ku Hoxha arriti të ndalte një për një Kristal Abazajn. Moment që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e sfidës.