Çifti i njohur shqiptar u dashuruan nga rrjetet sociale!

Balerina Lori Bala dhe DJ i njohur në Shqipëri, Olti Kazaferi na njohën sot me historinë e tyre të dashurisë.

Të ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan Olti dhe Lori treguan se u njohën me njëri-tjetrin para 7 viteve në rrjetet sociale.

Lori Bala: Ne jemi njohur krejt rastësisht nga rrjetet sociale. Kemi ngacmuar njëri-tjetrin me disa komente të vogla dhe aty nisi e gjithë gjëja jonë.

Ata nuk kanë bërë akoma një dasmë dhe ende nuk kanë një plan për shkak se nuk janë të dy tradicionalë.

Mbase ndonjë festë, por jo dasmë, se nuk jemi tradicionalë tek kjo pjesa të dy. Nuk e dimë akoma, e nisim si bisedë, por pastaj shkrin rrugës. Me dëshirë e kemi, por akoma nuk kanë ardhur rrethanat.” janë shprehur dyshja e njohur. Çifti ka një vajzë të quajtur Elois  që për pak mbush 3 vjec.