Çfarë po ndodh? Reperi ndërkombëtar uron Taynën për ditëlindje

Tayna festoi dje ditëlindjen nën shoqërinë e miqve dhe të të afërmve.

Reperja publikoi me këtë rast në llogarinë e saj në Instagram një foto, ku shfaqej mjaft seksi, krahas së cilës kishte shkruar edhe urimin që i bënte vetes.

Bukuroshja seksi ka lindur më 14 dhjetor të vitit 1996, dhe dje mbushi plot 24 vjeç.

Urimet për të në këtë ditë të bukur ishin të shumta, por vëmendjen e mori urimi i reperit gjerman Bonez, i cili ka mbi 2.4 milion ndjekës në Instagram dhe është shumë i suksesshëm jashtë.

Ai ka ndarë në Instastory foton që reperja postoi në Instagram për të uruar veten, por pa shkruar asgjë.

Mbase këngëtarja ka bashkëpunuar me të për një projekt muzikor dhe kjo është arsyeja pse artisti ka publikuar foton e saj, por na mbetet vetëm të presim.