Çfarë ndodhi? Elton John shtrohet papritur në spital

Këngëtari “I’m Still Standing”, u transportua në qendrën ortopedike të spitalit Princess Grace në Monako, ku mori trajtim paraprak .

“Mund të konfirmojmë se pas një rrëzimi dje në shtëpinë e tij në jug të Francës, Elton vizitoi spitalin lokal si masë paraprake,” thotë përfaqësuesi i John për “Page Six”.

John ka kaluar verën në rivierën franceze me bashkëshortin e tij, David Furnish, dhe dy fëmijët e tyre pasi përfundoi turneun e tij Farewell Yellow Brick Road në fillim të korrikut.

“Kam pasur karrierën më të mrekullueshme, përtej besimit. Pesëdhjetë e dy vjet gëzim të pastër duke luajtur muzikë. Sa me fat jam që luaj muzikë?” -Këngëtari i “Rocket Man” i tha audiencës së tij të fundit në Stokholm teksa mbylli setin e tij me “Your Song” dhe “Goodbye Yellow Brick Road”.

John falenderoi fansat për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë karrierës së tij pesëdhjetëvjeçare.

“Nuk mund t’ju them se sa shumë do të më mungojnë fansat dhe sa më ka përulur mbështetja e tyre. Ata do te qëndrojnë me mua përgjithmonë.”

Edhe pse nuk do të shkojë më në turne, fituesi i Grammy-t nuk e ka përjashtuar mundësinë e publikimit të këngëve të reja.