Çfarë i ndodh një aktoreje kur fiton ‘Oscar’? Ua tregon Gwyneth Paltrow

Një prej fituesve të Oscar, Gwyneth Paltroë ka treguar së fundmi sfidat e veta.

Aktorja 48-vjeçare u shfaq dje në një intervistë me Anna Faris dhe kujtoi përvojën e të qenit i nominuar për aktoren më të mirë për ‘Shakespeare in Love’ dhe marrjen në shtëpi të çmimit.

Paltrow ka zbuluar se ndjekësit e saj ishin shumë mbështetës, por u kthye në shtëpinë e saj ndjente një vëmendje shumë të madhe nga të gjithë, e cila e kompleksoi.

“Mbaj mend që po qëndroja me prindërit e mi në shtëpinë e tyre në Santa Monica dhe thjesht u fsheha për tre javë më pas. Ishte kaq intensive. Ishte koha më e çuditshme, më surrealiste. Ke një lloj sikleti kur nominohesh për Oscar, mendon me vete: Jam unë kaq e mirë? Nuk ka mundësi”, u shpreh aktorja.

Ajo përfundoi duke thënë se pasi fitoi çmimin u fsheh për 3 javë në shtëpinë e prindërve sepse emocionet dhe ngarkesa ishte shumë e madhe për të saqë nuk mund t’i përballonte.