Çfarë i dallon njerëzit e suksesshëm nga të tjerët?

Rruga drejt suksesit, shpesh është e shtruar me guxim dhe përpjekje, të paktën, kjo është ajo që thuhet.

Milionerët dhe fituesit olimpikë ashtu shprehin rëndësinë e tejkalimit të konkurrencës dhe të shkoni përtej kufijve tuaj.

Edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë, sforcimi nuk është ajo, që i dallon ata me arritje të larta, nga të gjithë të tjerët.

Përkundrazi, është rikuperimi, thotë Sarah Sarkis, një psikologe dhe drejtuese e lartë e psikologjisë së performancës në Exos.

Në Exos, një kompani e trajnimit të performancës, Sarkis dhe ekipi i saj i dietologëve, terapistëve fizikë dhe ekspertëve të tjerë të shëndetit, u mësojnë lojtarëve të Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (National Football League, NFL), drejtuesve në kompanitë e Fortune 100, si Intel dhe Humana dhe profesionistëve të tjerë, se si të lulëzojnë në mjedise me presion të lartë.

“Ne gabimisht e lidhim suksesin me të paturit vazhdimisht këmbën në gaz, fillojmë të kemi ndjenja të ndërlikuara kur nuk i japim gaz,” shpjegon Sarkis.

“Ne mendojmë se jemi dembelë, të papërqendruar ose të padisiplinuar, kur asgjë nga këto nuk është e vërtetë.”

Rimëkëmbja, ose pushimi, është shpesh “gjëja e fundit në mendjen tonë” kur ndihemi të mbingarkuar, të stresuar ose thjesht të zënë. Por, njerëzit që i japin përparësi pushimit, janë ata që janë në krye dhe më të lumturit.

Studimet e kaluara kanë treguar, se puna pa pushim ul produktivitetin, zvogëlon kreativitetin dhe mund të përkeqësojë stresin.

Si të ndryshoni situatën

Ju nuk keni nevojë të rishikoni orarin tuaj, për të përfshirë pushimin në rutinën tuaj.

Sarkis inkurajon klientët e saj që të fillojnë me një auditim se ku e shpenzojnë energjinë:

Si dhe ku po e kaloni pjesën më të madhe të kohës dhe vëmendjes tuaj?

Cilat aktivitete ndihen të lodhshme dhe çfarë ju jep energji?

“Ju keni kredi dhe keni debi: sa herë që bëni diçka që sjell përfitime për shëndetin tuaj mendor ose fizik, si gjumi ose ushtrimi, ju merrni një kredit, por çdo aktivitet që dëmtim këtë, si puna vonë ose anashkalimi i një vakti , janë debite,” shpjegon Sarkis.

“Nëse numëroni kreditet dhe debitet në rutinën tuaj të përditshme për një javë, do të shihni modele që shfaqen, si dhe mund të identifikoni fushat që duhen përmirësuar.”

Në fund të fundit, është e dobishme që rimëkëmbja të shihet si “një lojë se sa mirë po e kthen kredinë në energji”.

Konsideroni aktivitete terapeutike si meditimi, joga, mbajtja e një ditari ose shëtitjet, dhe planifikojini ato në kalendarin tuaj, siç do të bënit me takimin me një mjek ose një takim me shefin tuaj.

Çfarëdo që ju duhet të bëni për të mbajtur veten përgjegjës për të bërë pushim, ia vlen. Ata që angazhohen për një praktikë të rregullt rikuperimi, janë ata që korrin më shumë përfitime.

Sarkis thotë: “Duhet të jetë një pjesë e panegociueshme dhe e qëndrueshme e rutinës suaj.”

/ CNBC Make It