Çfarë është Hëna e Ujkut e 25 janarit!

Hëna e parë e Plotë e vitit 2024 ndodh më 25 janar (sot). Ndryshe kjo hënë e plotë quhet Hëna e Ujkut.

Çfarë është Hëna e Ujkut?

Hëna e Ujkut është një emër tradicional për Hënën e Plotë që ndodh në janar. Hëna është e plotë çdo 29 ditë, që do të thotë se shumica e muajve kanë një Hënë të Plotë (në raste të rralla kur dy Hëna të Plota ndodhin në një muaj kalendarik, e dyta quhet Hënë Blu). Hëna e Plotë e çdo muaji ka emra tradicionalë të lidhur me motin, bimët që janë në stinë ose kafshët që mund t’i shihni në atë kohë të vitit.

Pse quhet Hëna e Ujkut?

Mendohet se Hëna e Plotë e janarit u bë e njohur si Hëna e Ujkut, sepse ujqërit kishin më shumë gjasa të dëgjoheshin duke ulëritur në këtë kohë.

Këtë vit Hëna e Ujkut ndodh në shenjën e Luanit, ç’ka do të thotë se të lindurit në shenjën e Luanit do të ndikohen më shumë, por gjithashtu edhe shenjat e tjera.

Hëna do të shfaqet e plotë si në natën e 24 janarit ashtu edhe në natën e 25 janarit. Hënat e plota janë periudhë e mirë për të manifestuar ose medituar!

Revista Who