Çfarë e lidh konkurrentin e Big Brother VIP me Taynën?

Futbollisti Granit Cana, shqiptar i Kosovës është një prej konkurrentëve të Big Brother VIP.

Graniti tërhoqi shumë vëmendje te vajzat për pamjen e tij e përveçëse si futbollist ai u prezantua dhe si model.

Ai ka marrë pjesë te videoklipi i këngës “Johnny” të këngëtares Tayna.

14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

Nëse akoma nuk jeni në dijeni, po ju prezantojmë me personazhet VIP, tanimë konkurrentë për çmimin e madh të “vëllait të madh”.

Ilir Shaqiri
Sheila Haxhiraj
Donald Veshaj
Paloma
Elhaid Cufi
Beniada Jakic
Sabiani
Semi Jaupaj
Granit Cana
Kledi Hysa
Arjola Demiri
Fifi
Ardit Cuni
Monika Lubonja

Teksa kurioziteti ka qenë i madh për të mësuar ambientet e kësaj shtëpie, janë zbuluar dhe vendi ku do të izolohen banorët që do të thejnë rregullat e vëllait të madh.

Një kthim pas në vitet e errëta të Shqipërisë të japin pamjet e dekorimit të këtyre ambienteve, ku do të dënohen personazhet VIP.

Ajo që mori shumë vëmendje ishte look-u që Arbana kishte zgjedhur për natën e sotme.

Me një fustan të kuq, flokët onde dhe një make up shumë natyral mund të themi se moderatorja ka shkëlqyer.