Buta publikon fotot për herë të parë! Kjo është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Shumë zemra janë thyer sonte, pasi reperi i njohur shqiptar, Buta, ka zyrtarizuar lidhjen e tij duke na prezantuar të gjithëve për herë të parë me të dashurën e tij.

Ndonëse ai i ka përdorur gjithnjë rrjetet sociale për të ndarë me fansat gjëra nga jeta profesionale, sot ka bërë një përjashtim. Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa foto, ku shfaqej krah vajzës që i ka marrë zemrën, duke e shoqëruar me emojin e një çifti.

Buta nuk ka zbuluar emrin e bukuroshes, por ajo nuk është pjesë e ekranit. Çifti ka marrë urime të shumta nga ndjekësit, teksa mbetemi në pritje të zbulimit të detajeve të reja rreth lidhjes së tyre.

Buta është shumë aktiv me projekte muzikore. Kënga e tij e fundit mban titullin “Policinë”, e publikuar në fund të vitit që lamë pas, teksa reperi ka treguar se po punon për këngë të reja.

/News31.al