Britney Spears shpërthen ndaj djemve të saj: Më doni vetëm për para

Britney Spears iu përgjigj komenteve të bëra nga djali 15-vjeçar Jayden James në një intervistë që u transmetua së fundmi në “60 Minutes Australia”.

“Jayden, ndërsa komenton sjelljen time ashtu siç ka bërë gjithmonë e gjithë familja ime me: “Shpresoj që ajo të bëhet më mirë, unë do të lutem për të” … Lutu për çfarë?” tha artistja në një audio tashmë të fshirë në Instagram.

“Unë vazhdoj të punoj që të mund të paguaj tarifat ligjore të nënës sime dhe shtëpinë e saj,” vazhdoi Britney, e cila më pas sugjeroi se vërejtjet e Jayden ishin të rrënjosura në frikën se detyrimet e saj financiare do të përfundonin së shpejti.

Jayden mbush 16 vjeç më 12 shtator, ndërsa vëllai i tij më i madh, Sean Preston, 17 vjeç më 14 shtator. Britney ndan të dy djemtë adoleshentë me ish-bashkëshortin Kevin Federline, i cili gjithashtu mori pjesë në intervistën “60 Minutes Australia”.

“Apo dëshironi që unë të përmirësohem në mënyrë që të vazhdoj t’i jap babait tuaj 40,000 dollarë në muaj?” deklaroi këngëtarja e “Toxic”, duke vlerësuar kontributin e saj aktual. “Apo arsyeja pse vendosni të silleni keq me mua është sepse në fakt mbas dy vitesh ju nuk do merrni asgjë?”

Jayden i tha intervistueses Daphne Barak se ai dhe Preston , të cilët nuk morën pjesë në dasmën e saj me bashkëshortin Sam Asghari – nuk kalojnë më kohë me nënën e tyre, por shpresojnë të ribashkohen me të në të ardhmen kur ajo “të jetë më mirë mendërisht”.

Spears i tha djalit përmes postimit se ajo ka nevojë për “dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar” nga familja e saj dhe mos të komentojnë gjendjen e saj mendore.

“Më trishton që asnjëri prej jush nuk më ka vlerësuar si person,” rrëfeu Britney. “Ju keni parë se si familja ime ka qenë me mua. Siç thashë, ndjej se të gjithëve ju pëlqen të thoni fshehurazi që dicka nuk shkon me mua.”

Fituesja e Grammy-t tregoi gjithashtu një bisedë që kishte bërë me të përpara se ai dhe Preston të vendosnin të ndalonin së vizituari atë.

“Unë do ta them. U ula në atë kuzhinë dhe të pashë drejt e në sy dhe thashë: Nuk po ju shoh më djema? A mund të takohemi më shpesh? Pres me padurim t’ju shoh çdo javë”, tregoi ajo. “Ti the, “Mami të premtoj se kjo gjë do të ndryshojë”.

“Ti dhe vëllai yt jeni larguar nga shtëpia gjithmonë dy orë më herët. Prestoni do të flinte. Ti doje të luaje në piano gjatë gjithë kohës. Dhe nëse nuk do t’ju bëja dhurata dhe nuk do të kisha gati ushqim të mrekullueshëm dhe t’iu trajtoja si mbretër, nuk isha aq e mirë sa duhet.”

Ikona e pop-it dukej se fajësonte babain e saj , Jamie Spears, për marrëdhënien eme djemtë . Jamie ishte kujdestari i saj për gati 14-vjet dhe kontrollonte jetën e artistes përpara përfundimit në nëntor 2021.

“Sinqerisht, babai im duhet të jetë në burg për pjesën tjetër të jetës së tij,” përfundoi Spears./Lapsi.al