Britney Spears flet për herë të parë për abortin: Unë doja familje, ai nuk ishte gati

Britney Spears ka zbuluar se ka bërë një abort kur ka qenë e lidhur me Justin Timberlake. Asokohe këngëtari nuk ndihej i përgatitur për t’u bërë baba.

Rrëfimi vjen në librin e saj “The Woman in Me”, i cili do të dalë më 24 tetor 2023. Ajo vuri në dukje se shtatzënia ishte një surprizë, por nuk ishte një gjë e keqe.

Britney gjithashtu ka treguar se ishte ajo që e mori vendimin për të abortuar dhe se Timberlake thjesht ndjeu se ata ishin shumë të vegjël për një fëmijë.

“E doja shumë Justinin”, tha Spears për People. “Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët nga sa e kisha parashikuar, por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ne ishim shumë të rinj.”

“Jam e sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos e bëja fëmijën”, vazhdoi Spears. “Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë, por Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba.”

Spears dhe Timberlake kishin lidhje mes viteve 1999-2002 përpara se t’i jepnin një fund të papritur, dy vjet pas shtatzënisë, pasi Justin dyshonte se ajo e kishte tradhtuar.

Revista Who