Brenda jetës romantike të Rihanna-s/ Nga Chris Brown te Leonardo DiCaprio, ja lidhjet e kaluara të këngëtares (FOTO)

Duke folur me Ellen DeGeneres në vitin 2011, Rihanna pranoi se duke e etiketuar si “gruaja më seksi në botë”, mund ta bënte atë “frikësuese” për burrat. Por ajo shtoi se po kërkonte djem që do të hynin në një rol tradicionalisht mashkullor.

“Më pëlqejnë meshkujt që janë më agresivë, por misteriozë”, u shpreh në atë kohë këngëtarja me famë botërore, e cila më pas shoi: “Por më pëlqen që një mashkull të jetë shumë i sigurt”.

“Më pëlqen të jenë të sigurt për veten e tyre dhe të dinë që ti je mashkulli, unë jam zonja dhe e vetmja mënyrë që ne ta bëjmë këtë punë është nëse luajmë rolet tona”, u shpreh Rihanna.

E mesa duket, këngëtarja e shumë hiteve, ka gjetur gjatë këtyre viteve mjaft meshkuj që i përshtaten kritereve të saj. Më poshtë janë disa nga lidhjet për të cilat Rihanna është komentuar shumë:

Chris Brown

Marrëdhënia e Rihanna-s me këngëtarin e famshëm është një ndër më të komentuarat në showbiz-in botëror. Ata u njohën në vitin 2005, por zyrtarisht u lidhën bashkë 3 vite më pas në 2008-n. Në atë kohë, ata u panë bashkë në Grammy dhe më pas u fotografuan duke u puthur në festën e ditëlindjes së saj të 21-të.

Por në vitin 2009, fansat u tronditën kur doli lajmi se Chris kishte rrahur Rihanna-n dhe fotot e zbuluara nga policia e shfaqnin atë me sy të zinj dhe të mavijosur. Ai u arrestua dhe u akuzua për vepër penale, për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me pesë vjet burgim me kusht.

Në atë periudhë, Rihanna paraqiti një urdhër ndalimi po në fund e fali ish-partnerin e saj, duke hequr dorë nga urdhri i ndalimit në 2011-n. E teksa ende po flitej për ndarjen e tyre, në vitin 2012 ata u ribashkuan dhe ajo e cilësoi lidhjen e tyre si “dashuri e vërtetë”. Por kjo lidhje nuk zgjati shumë pasi ata u ndanë sërish në vitin 2013.

Matt Kemp

Pasi u nda nga Chris Brown, Rihanna nisi një lidhje 1-vjeçare me yllin e LA Dodgers, Matt Kemp, në vitin 2010. Për këtë romancë, këngëtarja e hiteve të shumta foli në disa intervista.

“Ndjehem sikur buzëqesh me të vërtetë këtë herë. Buzëqeshjet vijnë nga brenda, dhe ajo kullon në çdo gjë që bëj. Njerëzit mendojnë se energjia ime është e ndryshme. Kur buzëqesh, ata mund të thonë se është lumturi e pastër dhe jo vetëm një mbulim”, u shpreh ajo për Marie Claire UK.

Por në dhjetor të atij viti, ata u ndanë dhe Rihanna u shpreh: “Unë thjesht e lashë të shkojë. Unë kurrë nuk dua të varem nga një marrëdhënie. Mendoj se është një gjë vërtet e veçantë të gjesh dashurinë. Është e bukur. Asgjë nuk mund të krahasohet me të, por dua të sigurohem që të gjej gjëra të tjera në jetë që i dua – përveç dashurisë”.

Drake

Rihanna dhe reperi i famshëm u takuan në vitin 2005 dhe punuan së bashku për disa këngë, përfshirë “Work”, “Take Care” dhe “What’s My Name”.

Gjatë asaj kohe, Drake vazhdimisht ka folur për Rihanna-n në media të ndryshme, duke e përshkruar atë si “fantazinë e tij të fundit”.

Ndërkohë në vitin 2016, Drake e prezantoi Rihanna-n në VMA me lëvdata të shumta, ku u shpreh: “Ne i duam videot, të cilat ndryshojnë vizionin e tyre artistik nga viti në vit. Por mbi të gjitha, ne e duam gruan që nuk ka ndryshuar që nga dita e parë. Ajo është dikush me të cilin kam qenë i dashuruar që kur isha 22 vjeç, ajo është një nga miqtë e mi më të mirë në botë. Gjatë gjithë jetës sime të rritur, e kam parë atë edhe pse ajo është më e re se unë. Ajo është një legjendë e gjallë në industrinë tonë”.

Por duket se Ririt nuk i pëlqeu kjo deklaratë pasi për “Vogue” tha vite më vonë se “nuk i pëlqenin shumë komplimentet”.

“Ne nuk kemi miqësi tani, por nuk jemi as armiq. Është ajo që është”, tha ajo.

Leonardo DiCaprio

Rihanna dhe Leo u përfolën se ishin lidhur disa herë, fillimisht në shkurt të vitit 2015 – kur u tha se kaluan fundjavën e Ditës së Shën Valentinit së bashku.

Më pas, në vitin 2016, ata u panë së bashku në hapjen madhështore të “Intrigue Night Club” në Wynn Las Vegas. Por asnjëri nga ata nuk konfirmuan se kanë pasur një romancë.

Travis Scott

Rihanna gjithashtu thuhet se ishte në lidhje me Travis Scott në vitin 2015. Shkrimtari Lawrence Schlossman tha se Travis kishte munguar në intervistën e tyre sepse ai ishte “i lidhur me Rihanna-n, dashurinë e tij të përfolur kohët e fundit/të dashurën/shoqen me përfitime”.

Ndërkohë në vitin 2020, Schlossman tha në podkastin e tij se ai kurrë nuk duhej të zbulonte se Travis dhe Rihanna ishin bashkë.

Hassan Jameel

Rihanna dhe biznesmeni nga Arabia Saudite, Hassan Jameel, u bashkuan në vitin 2017. Ata u panë për herë të parë duke darkuar së bashku në nëntor të atij viti dhe në vitin 2018 bënë një udhëtim së bashku në Meksikë.

Në vitin 2019, ajo tha për “Interview”: “Kam hyrë në një marrëdhënie të re, dhe kjo ka rëndësi për mua. Ishte si, “duhet të gjej kohë për këtë”. Ashtu si unë ushqej bizneset e mia, duhet ta ushqej edhe këtë”.

Këngëtarja e famshme foli përsëri për të më vonë atë vit, duke i thënë “Vogue”: “”Unë jam në një lidhje ekskluzive për një kohë të gjatë dhe po shkon shumë mirë, kështu që jam e lumtur”.

Por gjërat u përkeqësuan dhe lajmet se ata u ndanë u publikuan në janar të vitit 2020.

A$AP Rocky

Edhe pse lidhja e tyre romantike nuk ka shumë që ka nisur, Rihanna dhe A$AP Rocky njihen me njëri-tjetrin për një dekadë.

Në vitin 2012, ai u shfaq në një remix të këngës së Rihanna-s, “Cockiness (Love It)” dhe iu bashkua turneut të saj “Diamonds World Tour” si një akt hapjeje në 2013.

Ata mbetën miq me kalimin e viteve, madje morën pjesë në një shfaqje të “Louis Vuitton” së bashku në 2018 dhe “British Fashion Awards” në 2019.

Ndërkohë thashethemet se ata ishin në një lidhje nisën në janar të 2020, por Rocky konfirmoi lidhjen në maj të vitit 2021, duke i thënë GQ se Rihanna është “dashuria e jetës sime”. /Përkthyer nga Gazeta Shqip/