“Bravo, pas 17 vitesh u bëre asistent regjisor” Julian Deda ‘thumbon’ keq Altin Bashën

Pas 17 vitesh si udhëheqës i spektaklit të humorit, Altin Basha u largua nga “Portokalli” dhe ky lajm shkaktoi shumë bujë.

Jul Deda, i cili ka patur shumë përplasje me Bashën, e ka ironizuar largimin e këtij të fundit.

“Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperience pune si regjisor, më në fund ia arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall, plako”, shkruan Juli në ‘Instastory’.

Raporti i dyshes është përfolur gjatë, madje Juli ka qenë ndër të parët ish-aktorë të “Portokalli” që ka reguar kundër regjisorit.

Tashmë mbetet të presim nëse do të ketë një kundërpërgjigje.