Bora Zemani, Vin Veli dhe partnerët e tyre të rinj sapo u bënë bashkë në të njëjtin event!

Mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Kongreseve po mbahet premiera e filmit të ri të Ermal Mamaqit, të titulluar “I love Tropoja”.

Në event janë mbledhur personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar, ku mes tyre ishin edhe dy ish-partnerët, Bora Zemani dhe Vin Veli.

Bora-2

Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre kohë më parë, ndërsa Bora po shijon tashmë romancën e re me Donald Veshajn, ndërsa Vin Veli ka në krahë një vajzë, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur.

“Iconstyle.al” ishte e pranishme në event, duke siguruar foto të dj-t dhe moderatores, secili të shoqëruar nga partnerët e tyre të rinj.

Bora-3

Bora u shfaq me aktorin Donald Veshaj, ndërsa Vin Veli me të dashurën e tij të re, siç mund ta shihni në fotot e siguruara.

Të dy çiftet ishin veshur me të zeza, ndërkohë që ndanin të njëjtin ambient dhe bisedonin me miq e kolegë para fillimit të eventit.