Bora dhe Donaldi rikthehen si çift, dhe zyrtarizojnë lidhjen në Instagram

Në epokën e teknologjisë, nëse diçka nuk është në Instagram, njerëzit kanë dyshimet e tyre. Thënë kjo, fansat e çiftit Bora dhe Donald mund të flenë të qetë tashmë që dyshja “zyrtarizoi” ribashkimin në Instagram.

Pas muajsh aludimesh se janë bashkë, pas qindra deklaratave të nënkuptuara të Donaldit në “Më lër të flas” dhe pas fotove ku dukeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit, Bora dhe Donaldi shfaqen bashkë në Instagram.

Në një foto të postuar nga Semi, shoqja e ngushtë e Borës dhe siç duket, shoqe sërish me Donaldin, këta dy të fundit duken duke festuar në Sunny Hill Festival.

“Shokë përgjithmonë,” shkruan Semi.