Blerina Kllokoqi tregon, përse vajza e Presidentit Rugova nuk u martua me Princ Lekën

Blerina Kllokoqi-Rugova, nusja e familjes së presidentit historik Ibrahim Rugova e ka komentuar deklaratën e ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha, i cili zbuloi se gjatë kohës që Mbreti Zog Leka I ishte gjallë, planifikuan të gjenin një partnere për Princin.

Ai tha se e panë të arsyeshme, në bazë të rregullores së Mbretërisë Shqiptare, Princ Leka të njihej e më pas të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës, Teutën.

Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu.

Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur.

E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie.

Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha në “Top Story”.

Blerina thotë se kjo është hera e parë që po e dëgjon këtë deklaratë dhe ide.

Sipas saj, Teuta për kohën që flitet se është bërë ky propozim, ka qenë shumë e re.

“Nuk kam dëgjua kurrë për këtë lajm. Teuta ka qenë shumë e re atëherë, por Teutën të gjithë e duan”, ka thënë Blerina në Gjesi në T7.

orainfo.net