Bleona Qereti pjesë e filmit të Bes Kallakut, ja sa u pagua këngëtarja për rolin e saj

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, është duke realizuar një film komedi dhe ka premtuar se do të jetë i jashtëzakonshëm.

Pjesë të kastit të filmit “Falco”, Besi ka vendosur që të bëjë edhe këngëtaren e njohur, Bleona Qereti.

Kur u mor vesh se Bleona do të jetë pjesë e kastit, të gjithë u bënë kuriozë të dinë se sa është paguar ajo dhe çfarë roli do të ketë?

Këtyre pyetjeve u është përgjigjur vetë Bes Kallaku, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”. Ai u shpreh se Bleonës i ka paguar vetëm shpenzimet e udhëtimit dhe asgjë më shumë.

Bleona-2

“Bleona është nën kryetarja e Bashkisë dhe është kandidate për Paskuqan- Bathore. Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka pas kënaqësinë që të jetë pjesë e filmit po natyrisht shpenzimet e udhëtimit…”, u shpreh aktori.

Sipas Kallakut, Qereti ka qenë një kontratë pa pagesë, pra ka ardhur falas. “Janë paguar vetëm biletat e udhëtimeve”, është shprehur Bes Kallaku në lidhje me pagesën për këngëtaren.