“Besoj u kuptuam..”, Eneda Tarifa konfirmon lidhjen e dashurisë me Gent Laskun?

Këngëtaret e njohura të muzikës shqiptare Eli Fara dhe Eneda Tarifa ishin të ftuara mbrëmjen e kesaj të diele në programin e Luana Vjollcës “Zemër Luana” në televizionin Klan. Dy këngëtaret u vendosën në një përballje me pyetje në rubrikën “Zemër Përgjigju” dhe cila do të përgjigjej e para do të fitonte pikë më shumë.

Pyetjes “Cila nga ju ka më shumë fat në dashuri?”, e para që shtypi pulsantin ishte Eneda dhe menjëherë pas këtij veprimi ajo u shpreh kështu, “Besoj u kuptuam”. Ndërsa teksa aktori Eglein Laknori erdhi si personazh në skenë si një astrologe, duke i thënë këtë parashikim Enedës: “Me daljen e mërkurit nga prapavija duhet të rimarrësh energjitë, të duhet shumë aktivitet fizik”.

Disa javë më parë Eneda u fotografua përkrah një djali, me të cilin dukej mjaft të lumtur dhe të dashuruar. Personi në foto ishte Gent Lasku, profesioni i të cilit është basketbollist. Dhe mesa duket shumë shpejt do të kemi një konfirmim më konkret nga këngëtarja, e cila zgjodhi ta cilësoi veten me shumë fat në dashuri.

Bordo