“Benefitet e tradhtisë”/ Sukseset e njëpasnjëshme të Shakirës pas ndarjes nga Pique (FOTO)

Lajmi që futbollisti i njohur Gerald Pique tradhtoi Shakirën është kthyer në temë kryesore kohëve të fundit.

Mirëpo në gjithë këtë zhurmë, duket se këngëtarja latine ka dalë mëse e fituar. Vëmendja dhe përkrahja e madhe nga fansat është reflektur më së miri në karrierën e saj.

Teksa tifozët e Barcelonës duan që mbrojtësi i tyre historik të largohet nga klubi, këngët e Shakirës që pas lajmit të bujshëm po arrijnë miliona klikime në shumë pak kohë. Videoklipi i saj më i ri “Te Felicito” në më pak se një muaj ka grumbulluar plotë 130 milion shikime në plaformën “Youtube”.

Ndërkohë ju kujtojmë që ditët e fundit Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira po fiton rreth 300,000 përdorues në ditë.