Bën shpenzime marramendëse, blerësi personal i Kevin Hart i vodhi aktorit mbi 1 milionë dollar duke…

Blerësi personal Kevin Hart është akuzuar se i ka vjedhur komedianit më shumë se 1 milionë dollarë.

Dylan Syer doli në Gjykatën e Lartë në New York ku u përball me disa akuza në lidhje me shpërdorimin e fondeve të aktorit.

29-vjeçari nisi të punonte me Kevin Hart në vitin 2015. Pasi punuan për disa kohë së bashku, Syer përdori kartat e krediti të Hart për të transferuar më shumë se 1.2 milionë dollar në llogarinë e tij personale nga 12 tetor 2017 deri më 25 shkurt 2019.

I riu shpenzoi paratë për sende luksi, të tilla si një pikturë nga artisti Sam Friedman, shumë pesë orë të markës Patek Philippe me vlerë mbi 400.000 dollarë, një çantë Louis Vuitton dhe të paktën 16 kukulla nga koleksioni i Bearbrick, që variojnë nga qindra deri në mijëra dollarë për kukull.

Ai më pas i publikoi artikujt e blerë në faqen e tij në Instagram. Autoritetet sekuestruan mallrat e blera në mënyrë të paligjshme në përpjekje për të rikuperuar humbjet e Hart.

Pasi Syer u arrestua, oficerët sekuestruan në banesën e tij rreth 250.000 dollarë para dhe mallra.

Hart është baba i katër fëmijëve, vajzës Heaven, 15 vjeç dhe djalit Hendrix, 13 vjeç, nga martesa e mëparshme me Torrei Hart, si edhe djalin Kenzo Kash, 3-vjeç, dhe vajzën e vogël me bashkëshorten e tij Eniko Parrish, 36 vjeç.

/Panoramaplus.al