Befason Billie Eilish; i kalon të gjithë ndjekësit e saj në ‘Close Friends’! Arsyeja?

Billie Eilish i befasoi të gjithë kur në rrjetin e saj social Instagram shtoi të gjithë ndjekësit e saj prej 111 milionë fansash në listën “Close Friends”. Kjo lëvizje e papritur u dha fansave akses të privilegjuar në rrjetin e saj social Instagram, duke shkaktuar reagime të shumta.

Ka shumë spekulime për motivin e këtij gjesti befasues. Ndërsa fansat shijojnë mundësinë për të parë botën private të Eilish-it, ekziston një dyshim në rritje se ky mund të jetë një veprim strategjik që i paraprin publikimit të albumit të saj të ri, të shumëpritur.

Lajmet për një album të ri kanë qarkulluar që në shkurt. Pavarësisht mungesës së një titulli apo liste të konfirmuar, fansat kanë vënë re ndryshime në profilet e mediave sociale të Eilish, duke përfshirë Instagram dhe X (dikur Twitter), ku fotografitë e profilit dhe kopertinës tashmë kanë një sfond të fortë blu.

Ndërsa entuziazmi po rritet dhe aludimet po shtohen, fansat presin me padurim detaje të mëtejshme nga ylli i pop-it rreth asaj që premton të jetë një version muzikor novator.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

Bordo