Beatrix me të dashur sekret në Dubai, e zbulon opinionistja Balina

Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”, ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.

Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime treguan se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria, për në Dubai.

Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Trixa është bërë sërish temë diskutimi nga Donaldi, Einxheli dhe Beniada. Gjatë bisedës,

Einxhel dhe Beniada supozuan se Beatrix, mund të jetë larguar nga Shqipëria, por ky mendim nuk i pëlqeu Donaldit. Ai u shpreh se nëse ajo është larguar nuk do t’i fliste më me gojë.

Ndërkohë një bisedë mes Balina Bodinakut dhe një personi të panjohur është bërë sot publike. Opinionistja e Big Brother kishte thënë se Trixa është me të dashurin në Dubai.

“Sapo më shkroi një e njohur e imja në këtë moment. Punon në agjensi udhëtimesh, më tha që Trixa është me pushime me të dashurin. Se i ka prerë biletat”, – tha ajo.