Bashkëshorti i infektuar me Koronavirus, flet gruaja e trajnerit të Arsenalit: Ai po…

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, rezultoi pozitiv me Covid-19 të enjten, duke sjellë më pas takimin urgjent të Premier Ligës për ndërprerjen e kampionatit deri më 3 prill.

Gruaja e tij, Lorena, zbulon përmes një videoje në Instagram se cila gjendja e bashkëshortit të saj, i cili të premten u vetkarantinua në shtëpi.

“Në rrethanat në të cilat ndodhemi tani, unë ndiej përgjegjësinë për të ndarë me ju situatën tonë. Dua t’i them faleminderit kujtdo që na ka mbështetur me mesazhe, telefonata.

E kuptoj shumë mirë se doni të dini se çfarë po ndodh. Burri im ndihet mirë, ai është mirë. Është e vërtetë që ka pasur simptoma të virusit, por ato nuk do ta ndalonin kurrë që të shkonte në punë në një situatë normale.

Simptomat e Covid-19 janë të ngjashme me ato të gripit. Njerëzit me temperaturë, tështima, apo kollë këshillohen të vetizolohen. Ai do të kishte marrë një ibuprofen apo paracetamol dhe do kishte shkuar në punë, me të vërtetë, asgjë serioze.

Pak temperaturë, pak dhimbje koke dhe kaq. Kjo është eksperienca. Fëmijët tanë dhe unë jemi shumë mirë.
Mesa duket virusi nuk është vrastar. Do të ishte për një kategori të caktuar njerëzish, por shumica e kalojnë me simptoma të lehta”.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 1000 të prekur me Covid-19 deri në këto momente, ndërsa viktimat kanë shkuar në 20.